Për nder të 28 Nëntorit, në Zveçan, pjesa veriore e Kosovës, u mbajt për herë të parë seanca solemne e Kuvendit Komunal.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, shprehu nderimin e tij për mundësinë e fjalimit para këshilltarëve të kuvendit në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.
Ai theksoi se “kujtojmë ditën kur ëndrrat e të parëve tanë morën kuptim”, duke nënvizuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit për kombin shqiptar.