Një përleshje ka ndodhur mes katër gjimnazistëve dhe dy të rinjve, të moshës 20 dhe 22 vjeç, pranë një gjimnazi në qytetin e Tepelenës.
Sipas njoftimit të policisë, procedimi penal ka nisur për dy të rinjtë, Sh. Zh. dhe A. D., të cilët janë konfliktuar fizikisht me gjimnazistët. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
“Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.