Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Sali Berishën.
GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit dhe ka revokuar masën e sigurisë personale, duke e lënë atë të lirë pa asnjë masë shtrënguese.
NJOFTIMI:
Nisur nga interesi që ka në publik dhe në media dosja “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, etj…, ju njoftojmë se:
Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”.
Tiranë, më datë 27.11.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar