Policia ka shoqëruar disa persona që nga nisja e protestës së opozitës, përfshirë edhe Fatmir Myrtën, kryetarin e degës nr. 5 të PD-së në Tiranë.
Ende nuk dihet se ku është transferuar Myrta pas shoqërimit.
Protesta ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në pesë zona të kryeqytetit, ndërsa opozita vijon me mosbindjen civile.
Forcat e policisë kanë përdorur autobotin me ujë, gaz lotsjellës dhe lëndë djegëse për të shpërndarë protestuesit dhe bllokuar përfaqësuesit e opozitës.
Tensionet janë përshkallëzuar në disa zona të Tiranës.