Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Dy djem të rinj kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçar, e më pas e kanë shantazhuar se videon që i kishin bërë do ia publikonin në rrjetet sociale, nëse nuk i jepte para në këmbim.
Sipas gazetës “Panorama”, Valter Hysja 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu 21-vjeç kanë ftuar në banesën e tyre 13-vjeçarin për të luajtur me lojëra elektronike.
Pasi e kanë marrë në banesë, dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me minorenin, të cilin e kanë filmuar dhe më pas e kanë shantazhuar se do ia publikonin në rrjetet sociale.
Ndërkohë, sipa policisë i përfshirë në ngjarje është edhe nj 45-vjeçar, i cili është identifikuar si Bledar Matja.
Minoreni sipas Policisë qëndronte tek tezja e tij dhe të tre personat e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë çelësat e shtëpisë, të cilën me pas e kanë grabitur.
Ka qenë tezja e minorenit ajo që ka bërë edhe denoncimin në polici. Këta të fundit konstatuan se grabitja ishte bërë pa dhunë, pa u thyer dera e shtëpisë. Policia kishte pyetur se kush tjetër nga familjarët e kishte çelësin e shtëpisë. Nga kjo rezultoi se 13-vjeçari kishte një kopje të çelësit të shtëpisë.
Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.
Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi Bledar Matja, 45 vjeç.