Skip to content
Të Gjitha

Del videoja, polici i bashkisë Tiranë godet me grusht gruan shtatzënë

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm, në zonën e Doganës në Tiranë, ka pasur përplasje mes pronarëve të një biznesi dhe policisë bashkiake.

Kjo e fundit ka dashur të vendosë hekurat para biznesit, duke sjellë në këtë mënyrë edhe falimentin e aktivitetit.

Një video është publikuar nga “Syri.net”, ku një polic bashkiak ka goditur me grusht në bark një grua shtatzënë e ciila është edhe pronarja e biznesit.

Ngjarja skandaloze ka ndodhur tek sheshi “Shqiponja”.

Pronarët e biznesit kanë reaguar, duke mos lejuar që bashkia t’u shkatërrojë atyre biznesin. Këto kanë qenë edhe momentet kur gruaja e cila duket edhe në video është goditur me grusht në bark nga polici.

Këtë të fundit e kanë tërhequr nga krahu kolegët e tij, pasi kanë parë edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të gruas, e cila më pas ka reaguar ndaj gjuajtjes së policit.

Qytetarja, e cila është edhe shtatzënë, shprehet se është dhunuar nga punonjësit e policisë, ndaj të cilëve do të ngrejë dhe një denoncim.