Skip to content
Të Gjitha

E kërcënuan me jetë për 50 mijë euro gjobë, arrestohen 3 persona në Durrës

· 2 min lexim

Tre persona në Durrës janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë vënë 50 mijë euro gjobë ndaj një sipërmarrësi.

Jeta e biznesmenit ishte në rrezik, pasi prej disa kohësh kërcënohej nga këta tre persona. Nëse ai nuk paguante 50 mijë euro, të ndara në këste, jeta e tij dhe e familjarëve rrezikohej seriozisht.

Tre personat, tashmë të arrestuar, mësohet se i kishin vënë gjobë 50 mijë euro shtetasit N. L., dhe e kishin kërcënuar me jetë.

Njëri prej të ndaluarëve paraqet rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Të prangosurit janë:

-L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

-E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.

-K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Në cilësine e provës materiale janë sekuestruar shuma prej 5000 eurosh, 3 aparate celularë dhe 1 automjet.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.

Mësohet se biznesmeni u kishte dhënë dy këste nga 5 mijë euro, por më pas Policia ka ndërhyrë pas denoncimit të biznesmenit.