Sot u hodh shorti për ndeshjet e ‘play-off’-it në Ligën e Kombeve, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e saj. Pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, Kosova do të përballet me kombëtaren e Islandës.
Ndeshjet e ‘play-off’-eve për Ligën B/C, si dhe ato për Ligën A/B dhe çerekfinalet e Ligës A, do të zhvillohen më 20 dhe 23 mars 2025.
Islanda përfundoi e treta në Grupin 4 të Ligës B, pas Uellsit dhe Turqisë, dhe aktualisht renditet e 70-ta në listën e FIFA-s. Në letër, Islanda konsiderohet kundërshtari më i lehtë për Kosovën.