Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë. Dy banesa janë përfshirë nga flakët, në lagjen nr. 12 të qytetit.
Njëra nga banesat është shkrumbuar plotësisht, ndërsa banesa tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale. Mësohet se nuk ka persona të lënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi sapo flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë bërë pastrimi i oxhakut, ku i zoti i shtëpisë i kishte vënë flakën për ta djegur.
Ajo që ndodhi më pas askush nuk mund ta kishte marrë me mend. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.