Skip to content
Të Gjitha

Tensionet në Kavajë, policia hap me forcë derën për të hyrë kryebashkiaku i ri

· 1 min lexim

Kryebashkiaku i ri i Kavajës, Redjan Krali, ka hyrë në ambientet e bashkisë së Kavajës edhe pse shumë protestues, mbështetës të opozitës bllokuan hyrjen e Bashkisë.

Protestuesit ishin në mbështetje të ish-kryetarit Isa Sakja. Ky i fundit nuk pranonte të dilte nga zyra dhe ka dalë vetëm pasi ka mbaruar orari zyrtar i një dite pune të zakonshme si kryebashkiak.

Isa Sakja para se të largohej nga godina ka urdhëruar edhe mbylljen e dyerve, duke shkaktuar vështirësi në hapjen e saj.

Bëhet e ditur se dera u hap me forcë nga policia bashkiake. Në këtë mënyrë është futur brenda Redjan Krali, i cili u zgjodh fitues në zgjedhjet e 30 qershorit.