Rrebeshet e shirave dhe era e fortë që goditën Pukën mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke prekur veçanërisht infrastrukturën publike.
Çatia e Spitalit të Pukës është dëmtuar rëndë, pasi era ka shkëputur mbulesën metalike, duke nxjerrë jashtë funksioni dy pavione kryesore.
Përveç kësaj, stuhia ka dëmtuar rrjetin energjetik, duke lënë qytetin dhe disa zona përreth pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar.
Specialistët janë duke punuar për riparimin e dëmeve, por situata mbetet e vështirë.
Gjendja e motit ka ndikuar edhe në qarkullimin rrugor, duke shkaktuar probleme në disa akse kryesore që lidhin Pukën me zonat përreth.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kenë kujdes për shkak të kushteve të rrezikshme të motit.