Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për asistencë në organizimin e protestës së planifikuar përballë Kuvendit, duke argumentuar se forcat e rendit janë të angazhuara për sigurinë e ndeshjes Shqipëri-Ukrainë.
Një pjesë e madhe e uniformave blu janë të pajisur me skafandra e mburoja.
Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të planit të masave.
Në një deklaratë, policia ka bërë thirrje që organizatorët të distancohen nga aktet e dhunshme, duke përmendur incidentet e mëparshme gjatë protestave të Partisë Demokratike, ku janë hedhur molotov, djegia e gomave dëmtime me pronat publike.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka konfirmuar që protesta do të zhvillohet dhe ka deklaruar se qëllimi kryesor i saj është kundërshtimi i miratimit të buxhetit të vitit 2025.