Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, pranë fshatit Larushk, ku një automjet i OSHE është goditur nga pas nga një tjetër autoveturë, duke plagosur rëndë dy punonjës të kompanisë.
Sipas informacioneve, dy punonjësit e OSHE po ktheheshin nga një riparim defekti, kur ndodhi aksidenti. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe për të marrë masat e nevojshme për ndihmën dhe sigurimin e punonjësve në terren.