Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, paraqiti në një konferencë për shtyp të dhënat e operacionit të koduar “USDT-1”, që çoi në arrestimin e 18 personave, të akuzuar për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ta.
Po ashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin V. L., i akuzuar për “Moskallëzimi i krimit”.
Përveç kësaj, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sipas hetimeve të policisë, është provuar se këta shtetas, si individë ose si administratorë të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe Shkodër, këmbenin monedha virtuale në para dhe anasjelltas, pa pasur licencën e nevojshme për këtë veprimtari.
Gjatë kontrolleve në 32 ambiente, janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 telefona celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se shërbenin për këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Të arrestuarit:
-është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: G. S., R. B., A. K., L. L., M. S., A. R., A. A., S. Gj., A. Gj., D. D., T. A., F. S., P. V., D. V., E. S., J. L. dhe A. B., të akuzuar për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
-është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasin V. L., si akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.