Skip to content
Të Gjitha

Dhunoi dhe çoi në vetëflijim bashkëjetuesen, arrestohet 33-vjeçari fierak

· 2 min lexim

Një 33-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës.

I riu akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, ku madje ka tentuar edhe të abuzojë seksualisht me vajzën e mitur të saj.

33-vjeçari N. D., banues në Fier, dyshohet se e ka çuar bashkëjetuesen e tij drejt tentativës së vetëvrasjes, kjo edhe për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar ndaj saj.

33-vjeçari ka ushtuar sistematikisht dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, ndërkohë që kjo e fundit shpesh ka menduar vetëvrasjen.

Një ditë më parë gruaja ka tentuar të vrasë veten por më pas ajo ka njoftuar policinë. Mbi 33-vjeçarin rëndojnë akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Policia ka vënë në pranga 33 vjeçarin N. D., banues në Fier për veprat penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen ‘Osman Haxhiu’ Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.

Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.