Skip to content
Politikë

Opozita në protestë, caktohet data dhe ora

· 1 min lexim

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike kanë njoftuar se ditën e martë, më 19 nëntor, në orën 17:00, do të organizohet një protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Qëllimi i protestës është kundërshtimi i miratimit të buxhetit, të cilin e konsiderojnë “antiqytetar.”

“Përshëndetje të nderuar,

Ditën e martë, datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.

Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen.”

Kjo protestë synon të rrisë mobilizimin dhe pjesëmarrjen nga strukturat e Partisë Demokratike në të gjitha degët.