Gripi stinor ka filluar të qarkullojë në Shqipëri, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë izoluar rastet e para të gripit, kryesisht gripi A.
Sipas Binos, nuk janë raportuar raste të rënda, por ka një rritje të vazhdueshme të infeksioneve respiratore.
Aktualisht, janë duke qarkulluar dy variante të gripit, AH3N2 dhe AH1N1.
Bino thekson se vaksinimi antigrip është një masë parandaluese e rëndësishme, duke sugjeruar se qytetarët që vaksinohen mund të reduktojnë pasojat e sëmundjes.
Ajo shtoi se vaksinimi i mirë mund të ndihmojë në shmangien e një dimri të vështirë, ndonëse përveç gripit, ka dhe viruse të tjera respiratore në qarkullim, si SARS-CoV-2 dhe RSV.
Gjithashtu, infeksionet respiratore janë rritur në mënyrë të dukshme, me më shumë se 11 mijë raste të raportuara për javë.