Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë, ka reaguar për projekt-buxhetin 2025, duke e cilësuar atë si të dëmshëm dhe antisocial. Në një deklaratë nga burgu, Meta ka shprehur shqetësimin e tij se ky buxhet do të çojë në rritje të varfërisë dhe do të përkeqësojë situatën e korrupsionit në vend.
Ai theksoi se buxheti i vitit 2025 nuk parashikon as rritje të pagave, as të pensioneve, dhe as ndihmë shtesë për kategoritë në nevojë si të papunët dhe shtresat më të varfra të shoqërisë.
Kritikat e Metës pasojnë shqetësimet e gjithanshme për ndikimin që ka ky projekt-buxhet në jetën e qytetarëve dhe mbi mundësitë për zhvillim ekonomik të vendit, sidomos në kontekstin e një periudhe të vazhdueshme pasigurie dhe vështirësish financiare për shumë grupe sociale.
Deklarata e plotë:
Buxheti për vitin 2025, më antisociali, që shton varfërinë dhe korrupsionin.
1?. Asnjë shtesë në fondin e pagave për politika të reja pagash.
Zero fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve.
2?. Pensionistët do të diskriminohen më tej me këtë buxhet.
Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm 1.6 miliard lekë ose rritje me 0.9% të fondit total të sigurimeve shoqërore.
Kjo do të thotë se pensionet nuk do të rriten as 1% kur vetëm niveli i inflancionit i parashikuar për vitin 2025 është 3%.
3?. Jo vetëm zero rritje, por edhe ulje të fondeve të kujdesit social përfshi dhe për familjet në ndihmë ekonomike që jetojnë në varfëri të tejskashme. Nga 26,1 miliard lekë në vitin 2024, në 23,7 miliard lekë në vitin 2025.
4?. Zero fond shtesë për kategorinë e të papunëve, ndërkohë numri i të papunëve rritet.
5?. Zero fonde për shtresat në nevojë.
Pra e gjithë rritja ekonomike që është kontribut i të gjithë qytetarëve dhe taksapaguesve do të shkojë për investimet publike korruptive me kosto shumë herë mbi realen për të rritur korrupsionin.
Po kështu rritja ekonomike do të shkojë për projektet PPP me mbështetje buxhetore për të vjedhur qytetarët, si dhe do shkojë për të rritur shpenzimet administrative të luksit.
Gjithashtu edhe për të rritur shpenzimet marramendëse të shërbimit të borxhit publik që është një barrë për brezat e sotëm e të ardhshëm, që paguajnë për korrupsionin skizofrenik të Edi Ramës dhe “Rilindjes”.