Erisa Xhixho, zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë në një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me pensionet.
Xhixho shprehet se kreu i qeverisë Edi Rama vazhdon të tallet me pensionistët dhe u merr votën, ndërkohë që ka 11 vjet që nuk u rrit pensionet.
“Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit, u shprehet Xhixho.
Ajo u shpreh se indeksimi në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës.
“Taksat e shqiptarëve nuk janë përdorur për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve, por për të vjedhur me PPP-të dhe koncensionet korruptive. Këtë do të bëjë edhe me buxhetin e 2025-s. Indeksimi me vetëm 4.1% është qesharak në krahasim me rritjen 20% që bëri qeveria e Kosovës, me një buxhet sa gjysma e atij që ka qeveria e Edi Ramës. Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 170 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro.”, tha Xhixho.