Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku iu vu zjarri dy automjeteve.
Policia ka arrestuar dy vëllezër pasi dyshohen si autorë të zjarrvënies, teksa ishin porositur për djegien e tyre. Elvis dhe Klevis Serraj, shkuan me biçikletë në vendin ku parkoheshin automjetet, i lagën me benzinë dhe i vendosën flakën.
Uniformat blu njoftojnë se kanë shpallur në kërkim porositësin, një 37 vjeçar.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.