Ekspertët e politikës së jashtme amerikane, mendojnë se zgjedhjet në SHBA do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.
Sipas Devid Philips, problemi më i madh i Kosovës është marrëveshja me Serbinë, dhe sipas ti Kamala Harris do të ndikonte në uljen e “temperaturës” për këtë çështje. Ndërkaq Frank Wisner gjithashtu mendon se, fitorja e demokrates do të ishte më në favor të Kosovës.
Ekspertët amerikanë e lidhin mendimin e tyre me faktin se Donald Trump kishte një plan për ndarje territoresh ose shkëmbim territoresh në Kosovë, plan i cili nuk eci përpara, por që mund të rikthehet në vëmendje nësë Trump i fiton zgjedhjet.
Një tjetër argument që ata sjellin janë lidhjet e ngushta të Trump Junior me Serbinë si dhe të ish Zyrtarit të tij të lartë Richard Grenell.
Ekspertet përmendin gjithashtu se Donald Trump ka interesa të mëdha financiare në Ballkan. Ndërkoh Kryeministri Kurti, nuk e ka fshehur preferencën e tij si Socialdemokrat, por në menyrë diplomatike ai ka thënë se do të jetë bashkëpunues më secilin prej kandidatëve që fiton zgjedhjet.
Pra ekspertët thonë se, rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen e Kosovës. Me lëvizje kufijsh, tërheqje të trupave amerikane apo vazhdim të status quo-së? Analistët thonë se njëri ose tjetri opsion do të jetë në shqyrtim, pavarësisht se kush fiton.