Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Binin gurë nga qielli”/ Shkon në 158 numri i viktimave në Spanjë

10:15 01/11/2024
Reading Time: 2 min lexim

Spanja u godit nga përmbytjet katastrofike 2 ditë më parë, ku si pasojë deri tani kanë humbur jetën 158 perona.

Ndërkohë banorët e komunës Picassent në jug të Valencias kanë dhënë dëshmitë e tyre për përjetimet e kësaj katastrofe natyrore.

Banorët thonë se këshilli bashkiak e dha me vonesë urdhërin  për mbylljen e shkollave.

Një mësuese e shkollës në San Cristóbal, Carolina Higueras, 30 vjeç, mori një telefonatë nga tregtari i saj: kishte blerë një makinë dhe ai i tha ta merrte atë pasdite. Ajo mori makinën e saj të vjetër dhe shkoi në periferi të Valencias, bashkë me bashkëshortin.

“Ne nuk kishim as pesë minuta që ndodheshim atje kur na thanë se duhej të largoheshim menjëherë: po vinte shumë ujë.” Ata u larguan për t’u kthyer në Picassent, por rruga tashmë ishte shembur. Vazhduan të ecnin në rrugën dytësore, derisa nuk panë asnjë mundësi tjetër përveçse të ngjiteshin nga dritaret.

“Ne u ngjitëm në çatinë e makinës. Dolëm menjëherë ose do të kishim ngecur. Ishte një situatë e dëshpëruar. Për të gjithë ata që ishin tashmë në rrugën kryesore ishte e pamundur të ktheheshin. Makinat filluan të grumbulloheshin njëra mbi tjetrën. Mund të shihje dyshekë që notonin jashtë qendrës tregtare, helikopterë që fluturonin sipër… Shkruajta numrin e telefonit të vëllait tim në krah, në rast se do të kisha nevojë të telefonoja dikë”.

Së bashku shkuan drejt qendrës tregtare: ajo ishte rrafshuar. Ishte vetëm një godinë e hapur, ajo e kompanisë Onyx. Kati i parë ishte përmbytur dhe i njëmbëdhjeti, me një lloj dhome të madhe, ishte shndërruar në një zonë për të pritur personat e prekur nga tragjedia. “Na dhanë ushqim dhe pije. Ishim rreth 70 vetë. Gjëja më e keqe ishte era dhe ndjenja e pafuqisë.

Esther Tronchoni, 65 vjeç, gjithashtu banore e Picassent, e kaloi natën zgjuar në shtëpinë e saj. “Ishte e pabesueshme. Nuk kisha pasur kurrë një përvojë të ngjashme. Binte shumë shi, frynte shumë erë dhe ishte shumë vapë. Binin gurë në madhësinë e vezëve. Nga brenda shtëpisë dëgjoje zhurmën”.

Komuna Picassent ka 20.700 banorë të cilët mbrëmjën e kaluar e kaluan edhe pa energji elektrike.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: permbytjespanjeviktima

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë për javën e 11 të Superiores

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë për javën e 11 të Superiores

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English