Skip to content
Bota

Kostot e transferimit të emigrantëve në Shqipëri, ministri italian tregon shifrat

· 1 min lexim

Dy javë pas vendimit të Gjykatës së Romës për transferimin e emigrantëve në Shqipëri ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, foli për detajet e kostove dhe metodave të zbatuara për marrëveshjen.

Ai theksoi se kostoja reale e anijes Libra për një ditë udhëtimi “rezultoi të ishte 8 mijë e 400 euro në total”.

Sipas tij u kryen “në përputhje të plotë me procedurat e përcaktuara më parë, me përfshirjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe agjencisë së OKB-së për refugjatët”.

Piantedosi përshkroi se si u zhvilluan operacionet e transferimit në Shqipëri të gjashtëmbëdhjetë emigrantëve “në ujërat ndërkombëtare në dy ngjarje të veçanta që ndodhën në zonën SAR italiane dhe tuniziane”.