Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 deputetë të Partisë demokratike dhe mbi 25 protestues
Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, te rrethrrotullimi në Shijak, dhe për rreth 2 orë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja senset e aksit.
Në vijim u shpallën në kërkim shtetasit L. T., G. C. dhe G. Ç., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Më pas, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit e arrestuar E. P. dhe H. L., si dhe shtetasi i proceduar A. B., kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit
Mësohet se deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.