Skip to content
Bota

Izraeli sulmon Iranin

· 1 min lexim

Izraeli ka sulmuar bazat ushtarake të Iranit në shenjë hakmarrje kundër sulmeve të Teheranit.

Në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit, tani Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) po kryen sulme precize ndaj objektivave ushtarake në Iran”, tha një zëdhënës i IDF-së përmes një video-deklarate.

Mediat iraniane raportuan shpërthime të shumta gjatë disa orëve në kryeqytet Teheran, dhe qytetin e afërt, Karaj.

Pas sulmit që kreu javë më parë në Izrael, Teherani tha se ishte hakmarrje për një sulm paraprak nga Izraeli.

Zëdhënësi i IDF-së shtoi se, “si çdo vend tjetër sovran në botë, shteti i Izraelit ka të drejtë dhe detyrë të përgjigjet”.

Kyeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant po ndiqnin nga afër operacionin e sulmit të Iranit në qendrën e komandës dhe kontrollit të ushtrisë në Tel Aviv të shtunën.

Tensionet midis rivalëve të mëdhenj Izraeli dhe Irani janë përshkallëzuar që kur Hamasi, grupi militant palestinez i mbështetur nga Irani me bazë në Gaza.