Skip to content
Kryesore

Atentati në “Don Bosko”, identifikohet njëri nga autorët

· 1 min lexim

Policia e Tiranës zbardh plagosjen e 3 shtatorit në “Don Bosko” .

Denis Tahiri është shpallur në kërkim pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, si një ndër tre autorët të atentatit të tre Shtatorit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur makinën dhe targat.

Uniformat blu ka nisur menjëherë  hetimet për të zbuluar se kujt i përkasin targat, dhe targat i përkasin një automjeti tjetër që Tahiri e ka marrë me qera.

Një letër porosi i është drejtuar autoriteteve të Kosovës për informacione në lidhje me makinën e përdorur në ngjarje pasi rezulton se ka hyrë nga Kosova në Shqipëri.