Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në Fier mbrëmjen e së mërkurës.
Mësohet se ai ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi i Polocisë:
“Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00, në lagjen “Sheq i vogël”, shtetasi 57 vjeç, duke drejtuar biçikletën, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka humbur jetën”, thuhen në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.