Një paciente është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” se është ngacmuar seksualisht nga mjeku Pëllumb Hysko.
Drejtuesit e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë reaguar menjëherë pas publikimit të rastit ku mesohet se Pëllumb Hysko është pezulluar nga detyra.
“Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo sjellje abuzive me pacientët. Abuzimi seksual është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar.
Falënderojmë emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe inkurajojmë çdo qytetar dhe media të bëjnë të njëjtën gjë nëse ndodhen përpara situatave të shëmtuara që kompromentojnë misionin fisnik të mjekut dhe të personelit tonë, të cilët shërbejnë për të shëruar dhe shpëtuar jetë njerëzish.
Ky rast na bën të ndiejmë përgjegjësinë për t’u kërkuar ndjesë publike qytetarëve dhe sigurojmë publikun se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore thuhet në një reagim të qendrës spitalore.