Një aksident ka ndodhur në aksin Peshkopi-Maqellarë” ditën e sotme.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ka mbetur i plagosur një 47-vjeçar.
47 vjeçari po merr ndihmë e parë mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.