Opozita do zhvillojë protestë ditën e sotme para Parlamentit Europian.
Një grup do të hyjë brenda PE-së, ku do të njoftojnë eurodeputetët për situatën në Shqipëri, ndërsa grupi tjetër do të qëndrojë jashtë Parlamentit Europian.
Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.
Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, që nga përjashtimet nga Kuvendi, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit e masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.
Thirrja për protestë kombëtare
Kreu i PD-së, Sali Berisha, njoftoi protestën e dytë kombëtare që do të mbahet kryeqytet.
Protesta është thirrur me datë 29 tetor. Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen kundër regjimit.