Ish-presidenti Ilir Meta, u arrestua këtë të hënë me urdhër të Porkurorisë së Posaçme.
Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.
Hetimet për Metën kanë nisur vitin e kaluar dhe në fillim të janarit, Gjykata e Posaçme e Apelit, la në fuqi një masë sekuestroje ndaj një telefoni në pronësi të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, gjithashtu pjesë e hetimit. Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua, duke pasur të njëjtin fat dhe në Apel.
Meta është paraqitur në SPAK më 13 qershor dhe pasi doli nga një seancë pyetjesh, ngriti akuza se po hetohej në cilësinë e kundërshtarit të “narkoshtetit” dhe “narkoregjimit”.
Për të njëjtin procedim penal, me kërkesë të SPAK, Gjykata ka miratuar edhe një masë sigurie “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e kreut të PL-së, me të cilin disa muaj më parë ai njoftoi nisjen e procedurave të divorcit.