Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.Gëzim dhe Simon Vuka, 26 dhe 36 vjeç, u kapën në aksin rrugor “Laç-Mamurras”.
Njoftimi i Policisë:
Dy vëllezër nga Kurbini, 26 dhe 36 vjeç, janë kapur në flagrancë duke transportuar rreth 8.2 kg kanabis.
Sipas policisë, ata u kapën në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin drogën me qëllim shitjen.
Policia sekuestroi lëndën narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe dy celularë.