Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugore Lezhë-Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se janë përplasur 3 makina dhe kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët u transportuan për në spitalin e Lezhës.
Një nga të plagosurit është një grua shtatzënë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat.