Skip to content
Showbiz

Sherri mes familjes Hadërgjonaj-Ramosaj, reagon për herë të parë Albërija

· 1 min lexim
Sherri mes familjes Hadërgjonaj-Ramosaj u bë publik pak ditë më parë, kur “iconstyle.al” zbuloi se arsyeja ishte bërë miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel.

Konflikti nisi mes kushërirave, Beatrix dhe Anxhelinës, por më pas duket se ka ndikuar edhe nëna e kësaj të fundit Albërie Hadërgjonaj.

Kjo e fundit e pyetur nga “Prive” i mohoi të gjitha lajmet për prishjen e marrëdhënieve të dy familjeve. Ajo shtoi se Beatrix dhe Anxhelina e duan shumë njëra-tjetrën.

Nga ana tjetër e pyetur për faktin pse dy kushërirat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, Albërija u shpreh se duhet të pyeten ati të dyja.

Nisja e sherrit duket se ishte kërkesa e Beatrix-it drejtuar Ariel-it për mundësi të reja për Los Angeles, gjë e cila nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila ndan të njëjtën shtëpi me Ariel-in.

Ndërkohë në eventin “ODA”, ku një nga organizatoret ishte Agnesa Hadërgjonaj, asnjë nga familja Ramosaj nuk ishte e ftuar.