Një 45 vjeçare nga Patosi është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtjen e lokaleve për prostuticion.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim, 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
Ndërkohë materialet procedurale kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.