Një Aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin “Shkodër-Koplik”.
Nga përplasja janë përfshirë dy automjete e për pasoje ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjence për ndihme mjekësore në spital.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A.C, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin malazes D. D., 68 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. D., 59 vjeçe, (pasagjere)në automjetin që drejtohej nga shtetasi D. D, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.