Skip to content
Të Gjitha

1 milion euro të zhvatura nën premtime, kjo është 64-vjeçarja e arrestuar sot në Tiranë

· 1 min lexim

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një 64-vjeçare e cila kishte mashtruar disa biznesmenë të fuqishëm në Tiranë.

Ajo shtirej sikur ishte përfaqësuese e një organizate të huaj dhe u premtonte atyre financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Rreth 1 milion euro është dëmi që iu ka shkaktuar biznesmenëve shtetasja Violeta Petro. Kundrejt Petros janë ngritur7 kallëzime penale në policinë e Tiranës.

Në Seksionin për Krimin Ekonomik dhe Financiar në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, kishin mbërritur disa kallëzime nga pronarë e biznesmenë të ndryshëm se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit kishte përvetësuar fondet e tyre.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se paratë që biznesmenët ia kanë dërguar në rrugë bankare Petros për parapagim janë tërhequr  nga e arrestuara. Policia dyshon se dëmi i shkaktuar është rreth 1 milion euro dhe se për gjetjen e tyre është kërkuar bashkëpunimi i 64-vjeçares.

64 vjeçarja rezulton e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve ndërsa në të kaluarën mësohet se ka qenë punonjëse kopshti.

Ajo pritet të dalë të mërkurën para gjykatës së Tiranës ku do ti caktohet edhe masa e sigurisë.