Skip to content
Të Gjitha

Postoi unazën me diamantë në Instagram, i hedhin lëndë plasëse në shtëpi

· 2 min lexim

Xhisiela Maloku është vajza e cila disa muaj më parë u bë “e famshme” në mediat sociale, për shkak të historisë së saj me djalin e deputetit të PS, Rrahman Raja.

Për pak kohë kjo histori u harrua, por mesa duket ka qenë vetë Xhisiela që ka filluar të jetë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar së fundmi një foto në rrjetin social Instagram. Në foton e postuar është një unazë diamanti, mbi kutinë e së cilës ka edhe një dedikim. Mbi kuti shkruhej “Veçanërisht për ty”.

Xhisiela e ka lënë anonim se kush mund të jetë personi i cili ia ka dhuruar këtë unazë të veçantë asaj, por ndjekësit kanë filluar aludimet se dërguesi mund të jetë djali i deputetit Raja.

E ndërsa sipas redaksisë “Joq”, një qytetar ka denoncuar se nga postimi i saj në Instagram, Xhisielës i kanë vënë tritol në shtëpi. Sipas tij, kjo ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe se madje ka pasur edhe të shoqëruar nga policia.

Sipas qytetarit, kjo është hera e tretë që i vënë tritol te shtëpia Xhisielës. Policia ende nuk ka dalë në ndonjë njoftim zyrtar për ndonjë shpërthim të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, apo të përmendet Xhiesiela Maloku.

Më poshtë është edhe foto e publikuar nga “Dosja.al”, ku Xhisiela ka treguar edhe unazën që i kanë dhuruar dhe dedikimi i cili duket shumë qartë, i shkruar në anglisht.