Skip to content
Të Gjitha

Mbahej “peng” nga KPK, konfirmohet në detyrë Olsian Çela

· 1 min lexim

Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Olsian Çelën, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ky i fundit është edhe kandidat për Prokuror të Përgjithshëm.

KPK e ka dhënë këtë vendim në fund të seancës dëgjimore, ku i pranishëm ka qenë edhe vetë Çela por edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Olsian Çela ishte i vetmi nga tre kandidatët prokurorë që nuk e kishte kaluar akoma Vettingun. Kalimi i Vettingut është kusht i domosdoshëm për vijimësinë e procedurave për kreun e organit të akuzës.