Uragani Milton që goditi Floridën ditën e djeshme (10 tetor 2024), ka lënë 10 të vdekur deri më tani në Florida, ndërsa ka shkaktuar edhe dëme të mëdha. Në pamjet e publikuara nga mediat e huja, shihen qindra shtëpi të shkatërruara, të cilat tashmë janë bërë të pabanueshme duke lënë kështu banorët e zonave të prekura nga uragani pa një strehë.
‘Këtu tornadot shkatërruan shtëpitë, shumë prej druri, apo rimorkiot modeste ku jetojnë ende shumë amerikanë të varfër. Viktimat e para të stuhisë janë të paktën pesë’, tha Guvernatori i Floridës DeSantis.
Sipas La Repubblica, Një nga banorët e zonës të cilit iu prish shtëpia nga uragani, tregon se ky ishte uragani më shkatërrues që kishte parë.
“Kam lindur dhe jam rritur këtu, por në më shumë se dyzet vjet nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Diçka po ndryshon. Unë nuk jam shkencëtar dhe nuk mund t’ju them se çfarë, por kjo stuhi nuk ka ndodhur më parë”, tha ai. Agjentja Ethel Cassara, thotë se vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve.
“Ne jemi këtu për të siguruar rendin, ndërsa kolegët nga ekipet e shpëtimit kryejnë operacione kërkimi dhe shpëtimi në komunitet. Numërimi i të vdekurve dhe të plagosurve, nuk ka përfunduar ende. Jemi ende duke kërkuar”, tha ajo.
Uragani Milton shkaktoi dëme edhe në zonat si Tampa, Shën Petersburg, Clearëater, Sarasota, Siesta Key dhe deri në Fort Myers, ku të paktën tre milionë njerëz mbetën pa energji elektrike