Pas përmbytjeve të Bosnjës Hercegovinë ku pasojat kanë qenë të tmerrshme, Kroacia ka ofruar 10 milionë euro për ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve.
“Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë,
“Qeveria e Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit. Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”
Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për afër 40 persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse. Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten, 3- 4 tetor, në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 17 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.