Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh. Nje furgon mallrash është përplasur me nje tjetër furgon pasagjerësh afro një orë më parë. Si pasojë e përplasjes së dy furgonave kanë mbetur të plagosur lehtë 6 persona. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se furgoni i mallrave po udhëtonte me sens drejt Levanit ndërsa ai i pasagjerëve me sens drejt Tepelenës. Te plagosurit jane dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kane qenë 3 autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës si dhe forca policie dhe ekspertë, të cilët normalizuan trafikun e lëvizjes së automjeteve
Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi
Një nga të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Spanjë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili...