Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhuna në familje/ Urdhërat e mbrojtjes të padobishëm në Shqipëri

13:34 01/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Dhuna në familje është një fenomen shqetësues që vazhdon të preokupojë shoqërinë shqiptare. Raporti i fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi dhunën e përjetuar nga gratë në Shqipëri, rezulton në disa shifra, të cilat ngrenë sërish kambanat e alarmit për shoqërinë. Një në tre gra në Shqipëri përjetojnë aktualisht dhunën, ndërsa mbi gjysma e tyre, e kanë përjetuar të paktën një herë. Sipas raportit, dy, janë kategoritë në të cilat fenomeni ndodh më së shumti: lidhjet dashurore dhe familja.

Edhe në raportet e Organizatës Botërore të Shëndetit, Shqipëria renditet në vend të dytë pas Rumanisë sa i takon fenomenit të dhunës ndaj grave në Europën Qendrore. Po sipas këtij raporti dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në botë ku vlerësohet se një në tre gra ka pësuar dhunë fizike ose seksuale nga partneri.

Ndërsa në Shqipëri sipas shifrave nga vitit 2010 janë vrarë 159 gra dhe vajza, ndërsa në 10 muaj të 2023 janë vrarë 10 vajza dhe gra. Nga shifrat zyrtare të Policisë së Shtetit në vitin 2023, për dhjetë muaj të këtij viti janë lëshuar 2 mijë e 373 kërkesë-padi mbi urdhra mbrojtje ndaj grave e vajzave, që kanë denoncuar dhunë Edhe pse jo të gjitha rastet denoncohen, në 5 vitet e fundit, 33.628 gra dhe vajza kanë kërkuar urdhër mbrojtje. Vetëm në 10 muajt e parë të 2023 janë arrestuar për dhunë në familje 611 persona. Sipas të dhënave zyrtare, shifrat vazhdojnë të jenë në të njëjtin nivel në vitet e fundit, me thuajse 4 mijë denoncime çdo vit. Qyteti me denoncimet më të mëdha të dhunës është Tirana. Kjo shifër sipas ekspertëve mendohet të jetë edhe më e madhe, por përshkak të stigmatizimit që i bëhet viktimës shumica nuk e denoncojnë dhunën që përjetojnë. Gjendjen alarmante të dhunës e ka shprehur dhe ish-Ministri i Brendshëm Taulant Balla ku tha se në Shqipëri kemi një fenomen shqetësues përsa i përket dhunës në familje.

“Shifrat që po japim sot janë vetëm maja e ajsbergut, duke menduar edhe rastet që nuk denoncohen”, tha Balla. Në 2024, në vetëm dy muaj (Janar-shkurt) janë 629 vajza dhe gra që kanë denoncuar dhunë në një total prej 890 denoncimesh. Një panoramë tragjike është edhe në kërkesat për urdhër mbrojtje. Nga 465 të dëmtuar që kanë marrë urdhër mbrojtje, 350 janë vajza dhe gra. Një element tjetër janë edhe krimet seksuale nga të cilat kemi 125 denoncime dhe nga këto, 103 janë gra dhe vajza.”

Sipas statistikave, një numër i konsiderueshëm i grave raportojnë raste dhune, dhe shumë prej tyre kërkojnë urdhra mbrojtjeje. Sfida qëndron në respektimin e këtyre urdhrave. Shpesh, autoritetet e ligjit nuk janë të afta të sigurojnë që urdhri të respektohet, dhe viktimat përballen me rrezik të vazhdueshëm nga abuzuesit ku fatkeqësisht shumica përfundojnë duke humbur jetën. Megjithatë Policia e Shtetit nuk ka bërë publike shifrat se sa gra dhe vajza janë vrarë nga dhunuesit e tyre të cilat posedojnë urdhëra mbrojtje.

Po cilat janë disa faktorë që ndikojnë në dhunë?

Dhuna në familje ka rrënjë të thella kulturore dhe sociale. Disa nga faktorët kryesorë që e nxisin këtë fenomen në Shqipëri janë: mentaliteti patriarkal, ku kjo kulturë shpesh i jep privilegje burrave mbi gratë dhe i justifikon veprimet e dhunshme si një formë kontrolli, varfëria ekonomike: shumë familje përballen me vështirësi ekonomike, të cilat mund të krijojnë tension dhe konflikte. Varfëria shpesh shndërrohet në frustrim, duke i dhënë mundësi dhunës që të manifestojë si një mënyrë për të shprehur zemërim. Një tjetër faktor është mungesa e edukimit për të drejtat e njeriut dhe për pasojat e dhunës. Shumë individë nuk janë të vetëdijshëm për ligjet që mbrojnë viktimat e dhunës dhe si të kërkojnë ndihmë. Mungesa e burimeve të mbështetjes, shërbimet për viktimat e dhunës janë shpesh të pamjaftueshme, duke lënë gra pa mbështetje psikologjike dhe juridike. Kjo e bën edhe më të vështirë për to që të largohen nga situatat abuzive.

Dhuna në vendin tonë mbetet një ndër plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare e cila kërkon një angazhim të përbashkët nga shoqëria, institucionet dhe individët për ta adresuar. Me një kuptim më të thellë të faktorëve që e shkaktojnë atë dhe me një qasje të koordinuar për të ofruar mbështetje dhe mbrojtje, mund të krijohet një ambient më të sigurt për gratë dhe për të gjithë ata që janë viktima të dhunës në familje. Vetëm kështu mund të ndihmohet në ndalimin e këtij cikli të dhunës dhe të ndërtohet një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

Etiketa: Dhuna e gravefenomen shqetësuesInstituti i Statistikavementaliteti patriarkalpolicia e shtetitreformaeditorialshqiperiurdhra mbrojtjejevarfëria ekonomike

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Lezhë/ Dy aksidente brenda orës, plagosen 3 persona

Lezhë/ Dy aksidente brenda orës, plagosen 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.