Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sot në një konferencë virtuale për median konfirmoi se deputeti Ervin Salianji edhe pse në burg do të vijojë të jetë drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit. Kjo detyra do të kryhet nga burgu përshkak se deputeti Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit e prej ditës së djeshme ndodhet në burgun e Fierit.
“I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindjen se ky akt dhe guximi i Ervin Salianjit për të mbrotjur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve ka mirënjohjen më të thellë të Elbasanit” tha ai.
Me vendimin e 26 shatorit Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e shpallte fajtor për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale dhe e dënonte me 1 vit burg, dënim të cilin po e kryen në Fier. I pyetur dje Salianji si do të vepronte me fushatën ai me batutë tha se ‘do fliste nga dritarja’ por më pas tha se do të dërgonte letra nga burgu.
“ Lejohen letra nga burgu”
Berisha në konferencë përsëriti se arrestimi i Salianjit ishte një akt lufte e Ramës kundër PD-së. Kreu i PD-së thas se protesta e 6 tetorit do të ishte protestë kombëtare, detajet e të cilës do të priten të vendosen gjatë këtyre ditëve
“PD do i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare e mos bindjen civile. Se kjo parti as nuk kalon në klandestinitet e as nuk shmang proceset zgjedhore. Protesta e 6 tetorit do të jetë protestë kombëtare, aksion kombëtar. Do të jetë aksion kombëtar po përcaktohen të gjitha masat që synojnë ti përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të dënimit të Salianjit. PD nga 6 tetori e në vazhdim kalon në sulm e vetëm në sulm. Në një betejë të pandalshme. Përqëndron të gjithë potencialet e saj në sulmin ndaj narkokraturës e për qeverinë teknike”