Skip to content
Kronikë

Vlorë/ Kotë, 22-vjeçari plagos me thikë një person

· 1 min lexim

Një 22 vjeçar ka plagosur sot me thikë një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake konflikti midis të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

23-vjeçari me inicialet K. Sh., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori me inicialet E. H.,është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Vijojnë  punimet për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.