Real Madrid nuk gabon sërish. “Los Blancos” pas gabimeve të nisjes së sezonit, duket se tashmë ndeshje pas ndeshje po rikthehen të vërtetojnë se janë ata skuadra më e mirë në kontinent. “Viktima” e rradhës ishte Espanjol. Ekipi i Marash Kumbullës, i cili luajti përgjatë gjithë sfidës bëri rezistencë për afro 1 orë lojë. Ekipi katalanas madje befasoi kampionët, kur rrealizoi golin e epërsisë me fillimin e pjesës së dytë pas autogolit të portierit madrilen Courtois. Por ky gol duket se ndikoi për keq për miqtë, pasi “Los Blancos” u zgjuan dhe minutat e mbetura ishin një show i vërtetë. 4 gola realizuan vendsasit me autorë Carvajal, Rodrigo, Vinicius dhe Mbappe, për të finalizuar përmbysjen e e madhe me “poker” golash dhe për të dhënë edhe njëherë sinjalin e duhur se kjo skuadër është e aftë të dominojë mbi kundërshtarët e madje edhe të kthejë rezultatin kur është në disavantazh. Në fund të takimit i lumtur ishte tekniku Carlo Ancelotti, e cili e komentoi kështu suksesin ndaj Espanjol: Bëmë shumë mirë sonte. Shumë e rëndësishme që ditëm të reagonim pas golit të pësuar. I lumtur që kemi 38 ndeshje pa u mundur në La Liga, diçka e tillë do të thotë që gjërat jemi duke i bërë shumë mirë”, theksoi tekniku italian i madrilenëve.
Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve
Një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar në përdorim armësh zjarri këtë të enjte në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një...