Pas marrjes së vendimit nga ana e GJKKO për masën e sigurisë së kërkuar nga SPAK dhe dhënë nga ana e GJKKO, në Tetor të vitit të kaluar, “detyrim paraqitjeje”, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare Sali Berisha ankimimin e ish-kryeministrit, mbi masën e parë të sigurisë së kërkuar nga SPAK dhe dhënë nga ana e GJKKO, në Tetor të vitit të kaluar, “detyrim paraqitjeje”. Çështja do kalojë në seancë plenare, për ta shqyrtuar mbi bazë dokumentesh. Berisha ndodhet nën arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, për skandalin e dosjes “Partizani”, po me vendim të të gjitha shkallëve të drejtësisë, përfshi dhe dy të GJKKO. Në procesin që do mbajë Kushtetuesja, mësohet se palë do të jetë edhe Kuvendi i Republikës. Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin, pasi edhe për masën detyrim paraqitjeje që ai nuk e zbatoi në muajin Tetor 2023, duhet t’i drejtohej Kuvendit për miratim, sipas Nenit 73, pasi hyn tek masat kufizuese të lirisë.Më herët, Kushtetuesja për këtë çështje ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës.
Më 30 Dhjetor ish-kryeministri u izolua në banesë, pasi GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për shtrëngim mase në “arrest shtëpie”, pasi kishte thyer masën e parë “detyrim paraqitjeje” dhe nuk kishte shkuar periodikisht në SPAK dhe GJKKO. Në arrest shtëpie bashkë me të është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi, po për të njëjtën dosje penale dhe po kështu të dy të pandehur prej javës së kaluar.