Pas shkarkimit të gjyqtarit pranë Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafajt, ai që është shkarkuar po sot nga detyra është Dritan Rreshka.
Ky i fundit është tashmë ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës. Rreshka, po ashtu si Mustafaj, mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Ai nuk ka mundur dot të kalojë vetingun, pasi nuk ka mundur dot të justifikojë pasurinë e tij. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin përfundimtar të Dritan Rreshka.
KPK ka kërkuar shkarkimin e tij, por ky vendim nuk është pranuar nga vetë Rreshka i cili ka apeluar në KPA.
Sipas njoftimit të kësaj të fundit, deklarimi i prokurorit të Tiranës në lidhje me pasurinë nuk ka qenë i mjaftueshëm, ndaj edhe ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi në mënyrë anonime:
1- Lënien në fuqi të vendimit nr 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka.
2- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.