Pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për dy muaj, Lionel Messi është rikthyer në fushën e blertë dhe diçkta të tillë e bën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ylli argjentinas, shënoi menjëherë dy gola në përballjen që ekipi i tij, Inter Miami luajti ndaj Philadelphia Union në MLS. Messi luajti që nga minuta e parë, duke ndihmuar ekipin amerikan në triumfin në shtëpi, me rezultatin përfundimtar që ishte 3-1. Miqtë nga Filadelfia shënuan të parët, duke marr avantazhin shumë shpejtë, por brenda pjesës së parë, Messi shënoi dy herë brenda pak minutash, duke përmbysur gjithcka. Në minutat finale të fraksionit të parë, argjentinasi asistoi për shokun dhe mikun e tij të ngushtë, Luis Suarez i cili shënoi, por më herët, Messi u gjend në pozicion jashtë loje dhe ky gol u anulua. Gjithsesi në fundin e takimit, ishte sërish Suarez që gjeti rrugën e rrjetës, po me asistin e Messit, duke vulosur përfundimisht fitoren për ekipin e Inter Miamit.
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...








