Gazetarja, Blerina Gjoka së fundmi ka ndarë një postim në llogarinë e saj në “Facebook” në të cilën shprehet se po ndodh diktatura dixhitale. Gjoka ka ndarë një foto ku duket se platforma “Facebook” nuk i ka lejuar gazetarët të postojnë lajmin për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ajo më tej shkruan se “Facebook” nuk i lejon të postojnë lajmin për Rrumbullakun që sulmon mediat. Por gazetarja Gjoka mesa duket nuk është e vetmja pasi në komente është mbështetur edhe nga kolegu i saj, Isa Myzyraj. Po tek komentet e postimit të gazetares, Myzyraj ka publikuar një foto ku tregon se edhe atij i është fshirë një postim në lidhje me Rrumbullakun.